Nga një pasionant i shpejtësisë në politikan, ndryshimet e Hasan Sagdanit për të mirën e Prizrenit
Hasan Sagdan, kandidati për Asamblenë Komunale të Prizrenit, është fokusuar plotësisht vetëm në zgjedhjet lokale të 12 tetorit.
I njohur si një djalë energjik në qytetin e Prizrenit, Sagdan iu është futur punës për të sjellë ndryshime rrënjësore në këtë komunë.
10 vite më parë, Sagdan ishte një njeri krejtësisht ndryshe, por duke parë problemet e qytetarëve në këtë komunë ai është zotuar se do të bëjë më të mirën.
Në rrjetin e tij social në Facebook, Sagdan ka paraqitur dallimin e para 10 viteve.
Në vitin 2015, 8-shi i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës kishte postuar një fotografi duke drejtuar motoçikletën me një shpejtësi prej 300 km/h.




