Nga një refugjat iranian në një yll Instagrami, historia e ushtarit mysliman me tatu
Kjo është e kaluara mhanitëse sekrete e ushtarit mysliman të vetë-përshkruar, i cili rriti famën nëpërmjet Instagramit, pasi kishte postuar disa fotografi të zhveshura.
Me tatu në gjithë trupin i njohur si “Yakiboy” ka zbuluar jetën e tij, ku si refugjat iranian para pesë vite ai përmes një anije ishte arratisur drejt Australisë.
28-vjeçari Hossein Balapour, tani vishet me rrobat Versace, mban diamante në dhëmbë dhe bën një jetë të gjallë nga përfitimet që merr nga Instagram.
“Unë jam 1.98 cm, pse të mos fitojë para nga trupi im?”, tha Balapour, i cili merr 1500 dollarë vetëm për një fotografi.
Ai shumë herë është kritikuar nga iranianët për tatutë që konsiderohen si haram për myslimanët, raportoi “DailyMail”, transmeton Periskopi.
Pavarësisht disa provokimeve nga vajza të bukura amerikane, Yakibov zbuloi se ai është një njeri i martuar.
Në Teheran, ai ishte një trajner i mundjes Jujitsu, por gjithmonë haste në problem me autoritetet iraniane.
“Kujtime të këqija”, tha ai, duke përshkruar Republikën Islamike si një vend i “jo mundësive” në të cilën qeveria e “copëton popullin”.
Ai zgjodhi Australinë për të qenë sa ma larg Iranit./Periskopi/



























