Ngjarje e rëndë në stadiumin ‘Skënderbeu’, vëllai i Osmanit bie nga tribuna teksa po festonte golin (Video)
Menjëherë pas golit të shënuar nga Muzaka, një ngjarje e rëndë ka ndodhur në stadiumin Skënderbeu.
Është vëllai i lojtarit të Skënderbeut, Tefik Osmanit, që ka rënë nga tribuna kryesore e stadiumit, gjatë festimit të golit.
Momente paniku këto, ku i vëllai është dërguar menjëherë me ambulancë në spital.
Edhe Osmani u zëvendësua menjëherë nga tekniku Daja, dhe gjithashtu edhe ai u largua menjëherë për në spital.



