Ngjashmëritë mes Hashim Thaçit dhe Ahmet Zogut
Ahmet Zogu kishte bërë marrëveshje me Nikolla Pashiqin e Jugosllavisë për ta rrëzuar kryeministrin e atëhershëm shqiptar, Fan Noli dhe për të ardhur vet në pushtet, thotë historia.
Kjo marrëveshje Jugosllavisë i kishte siguruar Shën naumin dhe Vermoshin.
Paralele ngjashmërish mes Zogut e Thaçit janë ngritur disa herë. Bali Muharremaj i AAK-së në Interaktiv ka thënë se Mustafa eThaçi do të shndërrohen në Ahmet Zog nëse e ratifikojnë demarkacionin.
Hashim Thaçi akuzohet si koncesionues ndaj serbisë për të zgjatur pushtetin e tij. Lëshimet e vazhdueshme ndaj Serbisë në dëm të Kosovës e bëjnë të njëjtë me Zogun, kishte thënë kryetari i Vetëvendosjes, Visar Ymeri.
Demarkacioni që Kosovën e tkurr territorialisht dhe dy marrëveshjet me Serbinë paraqesin ngjashmërinë më të mëdha politikemes Thaçit e Zogut.
Sot Kosova rrezikon kolonizimin nga Serbia, nuk ka kontroll absolut mbi resurset e saj, ende nuk ka ushtri dhe mund të humb territor me demarkacionin. /Periskopi/



