Ngjela shprehet i bindur: Natyrisht që do ta nxirrja Thaçin nga burgu
Avokati nga Shqipëria Spartak Ngjela ka thënë se do ta nxirrte ish-presidentin e Kosovës, Hashim Thaçin nga burgu.
Ngjela u shpreh i bindur për këtë, duke besuar shumë në aftësitë e tij prej avokati.
“Nuk ka të fajshëm dhe të pafajshëm. Ka avokat të mirë dhe avokat të dobët. Unë natyrisht që po, do ta nxirrja. Problemi pra qëndron se avokatia duhet të jetë e fortë”, u shpreh Ngjela në Klan Kosova.



