Ngutet e ngatërrohet kryeministri Hoti: Tronditet nga tërmeti në Greqi, shqetësohet nga ai në Turqi

Ngutet e ngatërrohet kryeministri Hoti: Tronditet nga tërmeti në Greqi, shqetësohet nga ai në Turqi

Kryeministri Hoti ka bërë dy reagime të njëpasnjëshme pas tërmetit shkatërrimtar që ndodhi në Detin Egje, e që u ndje në Greqi dhe në Turqi. 

Në të parin ai ka shprehur shqetësimin me lajmet për tërmetin në Turqi. Më pas, ai ka shkruar për tronditjen e tij nga tërmeti në Greqi.

Në fakt, bëhet fjalë për të njëjtin tërmet, përcjell Periskopi.

Epiqendrën e tërmetit në fjalë mund ta shihni në fotografinë e mëposhtshme të publikuar nga BBC.

Ky tërmet raportohet se ka pasur magnitudë prej 6,6 shkallësh të rihterit.

Kryeministri grek menjëherë ka telefonuar presidentin turk Erdogan për t’i shprehur ngushëllime. /Periskopi 

Shpërndaje në: