Nicki Minaj nuk ia jep ‘p*dhin’ Arabisë Saudite: E anulon koncertin në shenjë proteste
Reperja Nicki Minaj e ka anuluar performancën e planifikuar në Arabinë Saudite javën e ardhshme, duke përmendur mbështetjen e saj për të drejtat e grave dhe komunitetin LGBT.
Kjo performancë e saj që parashihej të mbahej në Jeddah la nam të madh me shumë njerëz që e sulmuan për mos-respektim të raporteve ku tregohej se si i shkilte të drejtat e njeriut ky vend.
Të tjerët vënë në pyetje se si veshjet e saj provokuese dhe tekstet me fjalë eksplicite do të shkonin bashkë me mbretërinë ultra-konservatore saudite, përkthen Periskopi nga BBC.
Ja një prej teksteve të saj: “Ky djali me emrin Michael me motoçikletë/ k*rin më të madh se një kullë, s’po flas për Eiffelin.” “Okej, p’e marr vesh, është radha jem/ Ndoshta duhet ta vë p*dhin te ti”
Arabia Saudite së fundi është munduar të zbuste restrikcionet në çështjet e argëtimit duke inkurajuar rritjen dhe zhvillimin në sektorin e artit.
Shkelja e të drejtave të njeriut është intensifikuar pas vrasjes së gazetarit Jamal Kahashoggi në konsullatën saudite në Stamboll tetorin e kaluar.
Në muajin mars, mbretëria e pësoi edhe më keq nga kritikët kur i vuri para gjyqit 10 gra aktiviste.
“Pasi reflektova me kujdes, vendosa të mos shkoja në Festivalin Botëror në Jeddah për të kënduar,” tha këngëtarja Minaj në deklaratë.
Të premten, Fondacioni për të Drejta të Njeriut i kishte shkruar letër të hapur znjsh.Minaj duke i kërkuar që të mos shkonte në festivalin e 18 korrikut duke i thënë “refuzojë ato pare të regjimit”./Periskopi



