Nicki Minaj paralajmëron pensionimin nga repi
Nicki Minaj i ka befasuar fansat duke paralajmëruar pensionimin. Reperja dëshiron të fillojë familje me bashkëshortin e saj të ardhshëm Kenneth Petty dhe ka vendosur ta përqendrojë të gjithë energjinë e saj tek amësia.
“Kam vendosur të pensionohem dhe ta kem familjen time”, shkroi ajo në Twitter të enjten (5 shtator). “E di që jeni të lumtur tani. Për fansat e mi, vazhdoni të më përfaqësoni, bëjeni këtë deri në vdekjen time, X në kuti – sepse askush nuk më heq dot. Ju dua për gjithë JETËN”.
Njoftimi ishte një shok për industrinë dhe fansat kudo, pasi që Minaj e kishte paralajmëruar një album të ri në emisionin e saj Queen Radio, shkruan KOHA Ditore. Ajo gjithashtu iu bashkua Megan Thee Stallion në hitin e sezonit Hot Girl Summer.
Nicki dhe i dashuri i saj kohët e fundit siguruan lejen për martesë dhe ajo iu referua Perryt si “bashkëshorti” i saj, por nuk është e qartë nëse çifti është në të vërtetë i martuar.



