Nicki Minaj publikon dy klipe të reja, vëmendjen e marrin linjat e saj ‘bombastike’ (Video)
Nicki Minaj është çdo herë e komentuar për paraqitjet e saj skenike.
Dje, këngëtarja ka publikuar dy projekte të reja, “Barbie Tingz” dhe “Chun-Li”.
Të dy këngëve, ajo ia bashkëngjiti edhe videoklipet, në të cilat erdhi si çdo herë tejet provokuese, për çka edhe po përfolet në orët e para të publikimit të këngëve.
Në klipin e këngës “Chun-Li”, Nicki u shfaq me një veshje tejet provokuese, ku në të shumtën e rasteve filmonte gjoksin nga afër.
Këngëtarja në shumë prej paraqitjeve të saj në eventet prestigjioze të shoubizit u shfaq tërësisht e zhveshur në pjesën e sipërme, duke ‘pushtuar’ titujt e medieve.



