Nihan u martua, në dasëm nuk ishte “Kemali” partneri kryesor në film
Naslihan Atagul, aktore e njohur turke, te ne njihet më së shumti nga seriali shumë i shikuar “Dashuri e zezë” ose në origjinal “Kara sevda”. Ditë më parë ajo u martua me Kadir Dogulu, po ashtu, aktor i serialeve turke…
Por, a ishte pjesë e dasmës kolegu i saj më i afërt në serialin e lartcekur? Nëse mendoni po, atëherë jeni gabim. “Kemali” nuk shkoi në dasmën e saj. Ai ka postuar disa foto në rrjetin social “Instagram” gjatë ditës kur ishte duke u zhvilluar dasma.
Edhe pse përvojë aktrimi kishte edhe më parë, në serialin tashmë shumë të shikuar “Dashuri e zezë” apo në turqisht “Kara seveda”, jep pjekurinë e saj prej aktoreje, ashtu që e hasim edhe në ballinë të revistave më në zë në Turqi, si në ballinë të revistës “Gurme”, të asaj “In Style”, “Be Style” etj,shkruan Kosovarja
Falënderime nga publiku ka pasur që moti, madje si 15-vjeçare mori shpërblimin si aktore e re më me perspektivë për rolin në filmin “Dashuria e parë”, në Festivalin e filmit “Altin Koza” Megjithatë, nuk i kanë munguar as mirënjohjet ndërkombëtare në festivalet e filmave në Moskë e Tokio, ku edhe u nderua me Shpërblimin për aktoren më të mirë dhe rolin më të mirë të femrës në film.
“Me rastin e shpërblimit që kam marrë nuk kam mundur as të flas, por vetëm jam përkulur”, thotë aktorja turke Neslihan Atogul,shkruan Kosovarja
Filmi është shfaqur edhe në Venedik e në Nju-Jork, por edhe në Abu Dabu.
Në pyetjen se cilin aktor e ka idol, ajo përgjigjet:
“Tom Vaitsin do e prisja për një gotë verë, pse jo edhe viski”.
Por, habit fakti pse në ahengun e dasmës së saj mungoi “Kemali”, partneri i saj kryesor në serialin shumë të shikuar “Dashuri e zezë”!






