“Nike” i përgjigjet Francës, uniformë të posaçme për vajzat dhe gratë myslimane (FOTO LAJM)
“Nike” ka kuptuar me sa duket potencialin e këtij tregu në vendet myslimane duke shkuar kështu përtej ndalesave që vende si Franca për shembull i kanë bërë shfaqjeve në publike të grave dhe vajzave me hixhab.
Veshja e lehtë përmban vrima në të gjithë gjatësinë e vet për të mundësuar frymëmarrjen e trupit por njëkohësisht ajo pengon edhe elektrizimin e saj gjatë aktivitetit sportiv.
Përpjekjet për dizenjinim e këtyre veshjeve kanë marrë disa vite por ka qenë “Nike” i pari që e mbështeti nevojën e një veshjeje sportive për femrat myslimane.




