Nis mbledhja e LDK’së
Para pak çastesh ka filluar mbledhja e Kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës – raporton Periskopi.
Gazetarja e Periskopit nga vendi i ngjarjes raporton se për të marrë pjesë në këtë mbledhje, në selinë e LDK’së tashmë kanë shkuar Isa Mustafa, Arban Abrashi, Haki Rugova, Lutfi Haziri e të tjerët.
Mediat do të lejohen të marrin vetëm pamje nga ky takim, ndërsa nuk dihet nëse do të ketë konferencë për media.
Në mbledhjen e sotme të Kryesisë pritet të diskutohet për kandidatët që do të garojnë në kuvendin zgjedhor të 3 gushtit për kryetar të partisë./PERISKOPI



