Nis procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së, dëshmon Jock Covey

Nis procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së, dëshmon Jock Covey

Ka nisur procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së.

Sot në Dhomat e Specializuara të Hagës do të dëshmojë Jock Covey.

I njëjti do të japë dëshminë për 2 deri në 3 ditë.

Deri më tani, për mbrojtjen kanë dëshmuar figura të rëndësishme ndërkombëtare që ishin të përfshira drejtpërdrejt në çështjet e kohës së luftës: James Rubin, ish-zëdhënës i Madeleine Albright; Paul Williams, këshilltar i delegacionit të Kosovës në Rambuje; dhe John Duncan, ish-këshilltar i Komandantit të NATO-s, Wesley Clark.

Dëshmitarët e mbrojtjes, të cilët është thënë se janë gjithsej 11, pritet të paraqiten deri nga gjysma e nëntorit. Palët më pas do të kenë afat deri në dhjetor për të dorëzuar me shkrim fjalën përfundimtare. Ndërsa vitin e ardhshëm, në muajt e parë, pritet të merret vendimi final i Panelit të Gjyqtarëve.

Shpërndaje në: