Nis seanca e jashtëzakonshme e Kuvendit të Kosovës
Ka nisur seanca e jahtëzakonshme e Kuvendit të Kosovës nga e cila priten të shqyrtohen 10 pika.
Në mesin e 10 pikave është edhe shqyrtimi i parë i Projektligjit për Masat e Përkohshme të Produkteve Themelore në Raste të Veçanta të Destabilizimit në Treg, ai për Sigurimin e Detyrueshëm Shëndetësor e të tjera.
Ky është rendi i ditës:
- Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.10/L-030 për Masat e Përkohshme të Produkteve Themelore në Raste të Veçanta të Destabilizimit në Treg,
- Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.10/L-028 për Sigurimin e Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor,
- Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.10/L-025 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Kontabilitet, Raportim Financiar dhe Auditim,
- Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.10/L-026 Projektligjin për Shërbimet e Pagesave,
- Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.10/L-027 Projektligjin për Lojërat Mesdhetare XXI Prishtina 2030,
- Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.10/L-021 për Financimin e Menaxhimit të Resurseve Ujore,
- Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.10/L-022 për Banim Social dhe të Përballueshëm,
- Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.10/L-023 për Shtetësinë e Kosovës,
- Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.10/L-024 për Lëndët Plasëse,
- Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.10/L-029 për Provimin e Maturës Shtetërore.



