Nis seanca në gjyqin ndaj Erion Veliajt dhe 29 të tjerëve, vetë ai nuk shkon

Nis seanca në gjyqin ndaj Erion Veliajt dhe 29 të tjerëve, vetë ai nuk shkon

Nis seanca e themelit e gjyqit ndaj Erion Veliaj dhe 29 të pandehurve të tjerë.

Top Channel raporton se në seancën e dytë të themelit nuk është prezent kryebashkiaku Veliaj, i cili ka depozituar një deklaratë ku thotë se dëshiron që të përfaqësohet nga avokati Plarent Ndreca, ish deputet i PS.

Të pranishëm në këtë seancë janë dy prokurorët e SPAK, si dhe avokatja e caktuar nga shteti, Valentina Teodoresku.

Në gjykim nuk është paraqitur Ajola Xoxa por siç lexoi të dhënat gjyqtarja Ëngjëllushe Tahiri, ajo përfaqësohet nga avokati i saj Maks Haxhia.

Mungon e pandehura Kloditla Bushka tha gjykata, por ajo përfaqësohet nga avokati Henrik Ligori. Po ashtu Gentian Sula nuk është i pranishëm, por përfaqësohet nga avokati.

Shpërndaje në: