Nis takimi i presidentes me krerët e partive politike, s’merr pjesë VV-ja

Nis takimi i presidentes me krerët e partive politike, s’merr pjesë VV-ja

Ka nisur takimi i presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, me përfaqësuesit e partive politike për caktimin e datës së zgjedhjeve.

Në takim kanë shkuar krerët e partive politike PDK, LDK e AAK. Vetëvendosja ka njoftuar se nuk do të marrë pjesë pasi e ka vlerësuar dekretin kundërkushtetues, rrjedhimisht edhe takimin për zgjedhjet.

 

 

Presidentja Osmani të premten ka nxjerrë dekretin për shpërndarjen e Kuvendit.

Sipas Ligjit, zgjedhjet e parakohshme duhet të mbahen brenda 45 ditësh, por jo më herët se 30 ditë.

Shpërndaje në: