Nis votimi i fshehtë në LDK: “A e pranoni dorëheqjen e Lumir Abdixhikut – Po, Jo”

Nis votimi i fshehtë në LDK: “A e pranoni dorëheqjen e Lumir Abdixhikut – Po, Jo”

Kanë përfunduar diskutimet (debatet) në Kuvendin e Përgjithshëm të LDK-së ku pritet të vendoset me votë nëse do t’i besojnë delegatët Lumir Abdixhikut të vazhdojë në karrigen e kryetarit apo jo.

Pas pak minutave do të nis procesi i votimit për votëbesim.

Sipas burimeve brenda Kuvendit, shumica e Grupit Punues në këtë kuvend, ka vendos që procesi i votimit të shkojë me votim të fshehtë.

Derisa delegatëve iu është prezantuar letra “A jeni për dorëheqjen e Lumir Abdixhikut? Po, Jo.”

Derisa është kërkuar për unitet në këtë parti gjatë diskutimeve, mësohet se Hykemete Bajrami të ketë thënë se rezultati i dobët në zgjedhjet e fundit e vë në dyshim këtë.

Bajrami ka deklaruar se, “Çfarë uniteti mund të ketë në parti me 13 për qind të votave në zgjedhjet e fundit”.

Kuvendi po vazhdon punimet me 302 delegatë janë prezent për votim për apo kundër dorëheqjes së Abdixhikut.

Shpërndaje në:
TË NGJASHME
Fitorja e opozitës, Von der Leyen: Hungaria zgjodhi Evropën

Pas fitores historike të opozitës hungareze, kanë ardhur edhe reagimet e para nga Bashkimi Evropian.…

Macron e uron Magyarin për fitoren: Të ecim bashkë drejt një Evrope më sovrane

Presidenti i Francës Emmanuel Macron ka uruar liderin e opozitës në Hungary, Péter Magyar, për…

Kush është Peter Magyar që e mposhti Viktor Orbanin?

Peter Magyar, 45 vjeç, është një politikan konservator dhe ligjvënës në Parlamentin Europian. Ai u…

Zgjedhjet në Hungari dhe humbja e Orban, Tahiri paralajmëron edhe rënien e Albin Kurtit

Besnik Tahiri, deputet i AAK-së, ka komentuar zgjedhjet në Hungari, duke thënë se dështimi i…