Nisma e shqetësuar me parregullsitë në Drenas
“PDK’ja ka futur në çdo klasë ku është duke u votuar edhe kinse “koordinator të vëzhguesve” gjë që bie ndesh me rregullat në fuqi të KQZ’së” thuhet në reagimin e NISMA-s.
Gjithashtu, NISMA ka shprehur shqetësimin e saj për reklamën e kandidatit të PDK’së, vazhdon të jetë prezente nëpër ambiente të shkollave ku po votohet.
Ndër të tjera në komunikatë thuhet që në një foto që po qarkullon në rrjetet sociale, shihet se një qytetar i Drenasit, ka fotografuar votën e tij.



