Nisma tregon emrat e personave që po shantazhojnë votuesit në Drenas (Video/Foto)
Thaçi ka thënë se ata që kanë shantazhuar janë dy persona që punojnë në NLB Bank, Driton Ajvazi, koordinator i kredive dhe Betim Gjoshi, i cili është vëllai i Betim Gjoshit, zyrtar në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, raporton Periskopi.
“Punëtor i NLB Driton Ajazi që shef e ka Bislim Zogu shantazhon njerëz. Aty ka te beje me njerez qe janë vendimmarrës në ato banka dhe po mundohen të shantazojnë njerëzit. Ne i ftojmë qytetarët që të dalin të votojnë”, ka theksuar ai.
Thaçi ka theksuar po ashtu se njerëzit e PDK-së po bartin me vetura qytetarët për t’i dërguar në qendrat e votimit.
“Procesi po ashtu po karakterizohet me dalje të vogël të votuesve, ka pengesa në verifikimin e gishtërinjve etj”, ka thënë ai.
Thaçi i Nismës ka thënë se Nisma për Kosovën do të thur sukses në Drenas dhe se PDK-ja nuk vazhdon më. /Periskopi/












