Një aeroplan ushtarak amerikan rrëzohet në Irak
Një aeroplan amerikan ushtarak është rrëzuar në Irak, ka konfirmuar ushtria amerikane.
Aeroplani cisternë KC-135 u rrëzua pas një “incidenti” ku të përfshirë ishin dy aeroplanë, por që nuk ishin të përfshirë “të shtëna armiqësore apo miqësore”.
Komanda Qendrore e ShBA-së tha se “përpjekjet për shpëtim janë duke vazhduar” në Irakun perëndimor – atë që ushtria e quan si “zonë miqësore ajrore”.
Aeroplani i dytë i përfshirë në incident ka aterruar sigurt, tha njoftimi.



