Një biznesmeni nga Kosova i ndalohet hyrja në Turqi, dyshohet se është bashkëpunëtor i Gulenit
Sipas portalit turk Akit, pronari i kompanisë ABI nga Prizreni Alajdin Fusha është një mbështetës i fuqishëm i Gulen në Kosovë, i cili mundëson komunikimin mes organizatës Feto dhe politikanëve në Kosovë.
Alajdin Fusha është i afërm i Irfan Fushës, kandidat për deputet nga Partia Demokratike e Kosovës dhe sipas portalit turk ka lidhje të forta me ish-kryeministrin dhe tash presidentin Hashim Thaci dhe me ministrin e Punëve të Jashtme Enver Hoxhaj.



