Një ditë pas humbjes nga Barcelona, ngushëllohen madrilenët, Xabi Alonso merr drejtimin e skuadrës

Një ditë pas humbjes nga Barcelona, ngushëllohen madrilenët, Xabi Alonso merr drejtimin e skuadrës

Xabi Alonso ka arritur marrëveshjen që të bëhet trajneri i ri i Real Madridit.

Ai do të zëvëndësojë Carlo Ancelottin, i cili do të largohet me shumë gjasë te Brazili.

 

Sipas gazetarit Fabrizio Romano, spanjolli do të nënshkruajë një kontratë trevjeçare me “Madrilenët” dhe pritet që të fillojë menjëherë me Botërorin e Klubeve,

Alonso, ishte së fundi trajner i Bayer Leverkusenit i cili ka fituar Bundesligën, Kupën e Gjermanisë, Superkupën si dhe ka arritur finalen e Ligës së Evropës

Shpërndaje në: