Një gajle më pak për kosovarët: Më s’do ta çani kokën se ku t’i lini fëmijët kur të shkoni në dasma

Një gajle më pak për kosovarët: Më s’do ta çani kokën se ku t’i lini fëmijët kur të shkoni në dasma

Një njoftim mjaft interesant është bërë në një faqe Facebook’u, ku publikohen njoftime të ndryshme për Kaçanikun – raporton Periskopi.

Aty është dhënë emri, kontakti dhe të dhëna të tjera të një edukatoreje, e cila nga tani e tutje do të kujdeset për fëmijët e të tjerëve në rastet e ahengjeve familjare.

Në njoftimin e bërë nga kjo faqe “S’je Kaçanikli nese.?”, thuhet se ajo edukatore do të kujdeset për fëmijët nga gjashtë muaj deri në 10 vjeç.

Aty madje është publikuar edhe numri i telefonit ku mund ta kontaktoni këtë edukatore.

“IDE GJENIALE PËR KAÇANIK ?❤?⬇️ Valentina Koraqi – Edukatore, kujdesemi per femije 06 muaj deri 10 vjet per ahengje te ndryshme familjare. Mund e me kontaktoni ne kete numer telefoni per çdo informat shtes: 046158***”, thuhet në atë njoftim.

Një gjë e tillë aq sa duket qesharake, duhet edhe e nevojshme. Kjo pasi nuk janë të pakta dasmat e manifestimet e tjera familjare, sidomos gjatë muajve të verës.

Kjo edukatore ndoshta e ka zgjedh një nga dilemat më të mëdha: Ku t’i lëmë fëmijët kur të shkojmë në ahengje familjare?

 

Shpërndaje në: