Një i lënduar nga aksidenti në rrugën e Varoshit

Një i lënduar nga aksidenti në rrugën e Varoshit

Një aksident mes dy veturave ka ndodhur sonte në rrugën e Varoshit, ku i lënduar ka mbetur një person.

Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli, tha se viktima ka pësuar lëndime të lehta dhe i njëjti ka kërkuar ndihmë mjekësore në Emergjencën e Ferizajt dhe me pas është liruar në shtëpi.

“Sonte, rreth orës 19:30, në rrugën e Varoshit ka ndodhur një aksident trafiku ndërmjet dy veturave civile. Si pasojë e aksidentit, një person ka pësuar lëndime të lehta, i cili ka kërkuar ndihmë mjekësore në Emergjencën e Ferizajt dhe pas trajtimit është liruar në shtëpi”, thuhet në konfirmim.

Shpërndaje në: