Një i vdekur e katër të lënduar në një aksident në Nabërgjan të Pejës
Një person ka vdekur dhe katër të tjerë janë lënduar në një aksident mes dy veturash në fshatin Nabërgjan të Pejës.
Lajmin ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë në Pejë, Fadil Gashi.
Ai tha se në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet kompetente.



