Një i vrarë dhe 25 të plagosur pas sulmit me raketa në veri të Izraelit

Një i vrarë dhe 25 të plagosur pas sulmit me raketa në veri të Izraelit

Një person është vrarë pas një sulmi me raketa në zonën Nahariya në very të Izraelit, ka njoftuar shërbimi i emergjencës atje.

Shërbimi mjekësor thotë se 25 persona të tjerë janë dërguar në spital, me një burrë rreth të 50-ave që ka pësuar lëndime në gjymtyrë, raporton BBC.

Ky shërbim shtoi se 13 persona kanë lëndime të lehta nga shpërthimet dhe 11 thuhet se vuajnë nga simptoma ankthi.

Mediat izraelite raportojnë se raketat u qëlluan nga Libani dhe se do të dalin përditësime të mëtejshme sipas nevojës.

Shpërndaje në: