Një jetë përmes fotografive
Fizikani i njohur Stephen Hawking, i cili vuante nga çrregullimi i neuronit motorik, ka vdekur në moshën 76-vjeçare.
Hawking, i lindur në vitin 1942, kishte studiuar fizikë në Oksford. Më pas kishte shkuar në Kembrixh për hulumtime postuniversitare në kosmologji.
Në moshën 22-vjeçare, ishte diagnostifikuar me një çregullim të rallë të nervit motorik. Kur po bëhej gati të martohej me bashkëshorten e tij Jane, mjekët kishin parashikuar se nuk i kishte mbetur gjatë për të jetuar. Martesa e tyre kishte zgjatur 26 vite dhe së bashku kishin bërë tre fëmijë.
Ai lëvizte përmes një karroceje invalidore dhe e kishte të pamundur të flasë pa sintetizues zëri. Hawking ishte bërë i famshëm në vitin 1988 me librin “A Brief History of Time”, duke shitur mbi 10 milionë kopje.
Në vitin 1995, Hawking ishte martuar me një prej teknikeve medicinale që e mbikëqyrte atë. Martesa e tyre kishte zgjatur 11 vite.
Në vitin 2007 Hawking ishte bërë kuadriplegjiku i parë që kishte përjetuar mungesën e gravitetit në një aeroplan që ishte dizajnuar të prodhojë zero gravitet. “Mendoj se specia njerëzore nuk ka të ardhme nëse nuk shkon në hapësirë”, kishte thënë ai, transmeton Periskopi.
Fizikani kishte mbajtur shpesh ligjëratat në universitetet botërore, sikurse kjo që shihet në fotografi, në vitin 2008 në Universitetin “George Washington”.
Ai kishte fituar disa çmime në fushën e matematikës dhe shkencës në vitin 2009. Ishte dekoruar me Medaljen Presidenciale të Lirisë nga presidenti i atëhershëm amerikan, Barack Obama.
Ai kishte takuar Mbretëreshën Elizabeth në vitin 2014, gjatë një ngjarje bamirësie në Pallatin “St James”.
Jeta e tij ishte bërë film në vitin 2014. Filmi quhet “The Theory of Everything”, ku rolin kryesor e luan Eddie Redmayne, i cili në këtë fotografi shihet bashkë me Hawkingun.
Në vitin 2017, Hawkingu i ishte drejtuar një audience në Hong Kong përmes një hologrami, drejtpërdrejt nga zyra e tij në Kembrixh. Pas vdekjes së tij, fëmijët thanë se trashëgimia e tij do të “jetojë për shumë vite”. /Periskopi/













