Një klub i madh interesohet për Kun Aguero
Tani një nga klubet që janë të interesuara për shërbimet e tij është edhe skuadra e Chelsea, raporton Sunday Mirror.
Për shërbimet e sulmuesit kanë shprehur interesim edhe gjigandi spanjoll, Real Madrid dhe Bayern Munchen.

Kun Aguero, Manchester City
Argjentinasi vlerësohet rreth 75 milion funta dhe mund të largohet nga Etihad, sidomos pas ardhjes së Gabriel Jesus, i cili ka filluar furishëm karrierën e tij në futbollin anglez.
28-vjeçari në këtë sezonë për Manchester City në 28 paraqitje ka shënuar 18 gola. /Periskopi/



