Një lojtar i Kosovës vlen më shumë se komplet Azerbajxhani
Mbi 40 milionë euro, kjo është vlera e Kombëtares së Kosovës, shumë herë më e madhe se ajo e Azerbajxhanit, me të cilën skuadër përballet sonte nga ora 20:45.
Sipas “Transfermarkt”, vlera e mysafirëve është vetëm 9 milionë euro, ndërsa lojtari më i vlefshëm i tyre konsiderohet mesfushori, Richard Almeida de Oliveira, i cili aktivizohet te FC Astana.
Sa e gjithë skuadra e Azerbajxhanit vlen vetëm Valon Berisha, mesfushori i FC Lazios, me mbi 9 milionë euro, ndërsa vlera e gjithë Kosovës shkon mbi 40 milionë euro.

Mosha mesatare e skuadrës së Azerbajxhanit është 26.9 vjet, kurse ajo e Kosovës 23.8.
Kosova dhe Azerbajxhani përballen sonte në stadiumin Fadil Vokrri nga ora 20:45, sfida e fundit në Ligën e Kombeve.
Kosova mund të sigurojë kualifikimin në “Final Four” edhe me barazim, por si Bernard Challandes, ashtu edhe Valon Berisha, thanë mbrëmë në konferencë për medie se nuk do të zbresin në fushë duke menduar këtë gjë, por që të bëjnë atë që kanë bërë gjatë gjithë ndeshjeve në Nations League.
Me Challandesin në krye, Kosova ka luajtur 8 ndeshje, ka 6 fitore dhe 2 barazime – asnjë humbje në vitin 2018, andaj shpresojmë të jetë kështu edhe pas takimit të sotëm, ku Kosova do të shkruante historinë.



