Një muaj paraburgim ndaj të dyshuarit për krime lufte, Gjykata: Masa është adekuate, ekziston rreziku i arratisjes
Gjykata Themelore në Prishtinë, ka caktuar masën e paraburgimit ndaj të pandehurit Z.S. për veprën penale Krime lufte kundër popullatës civile.
‘’ Pas mbajtjes së seancës dëgjimore Gjykata vlerësoj se caktimi i masës së paraburgimit në këtë çështje penale është masë adekuate sepse nëse i pandehuri lihet në liri, ekziston rreziku i arratisjes pasi i njëjti posedon edhe shtetësinë e Republikës së Serbisë dhe ekziston mundësia reale që të ik nga Kosova, po ashtu nëse i pandehuri gjendet në liri mund të fsheh, asgjësoj apo ndryshojë, andaj Gjykata vlerësoj se masa e paraburgimit tani për tani është e vetmja masë, për të siguruar zhvillimin e papenguar të procedurës penale’’, thuhet në njoftim.
Njoftimi:
Departamenti Special ka caktuar masën e paraburgimit ndaj të pandehurit Z.S. për veprën penale Krime lufte kundër popullatës civile
Prishtinë, 24 Mars 2026 – Gjykata Themelore në Prishtinë, Departamenti Special ka vendosur lidhur me kërkesën e Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, për caktimin e masës së paraburgimit në çështjen penale ndaj të pandehurit Z.S., për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale Krime lufte kundër popullatës civile nga nenit 142 dhe 22 të ish Ligjit Penal të RSFJ-së.
Gjyqtari i procedurës paraprake ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Speciale të Republikës të Kosovës për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të pandehurit Z.S., ashtu që të njëjtit i është caktuar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej 1 (një) muaji.
Pas mbajtjes së seancës dëgjimore Gjykata vlerësoj se caktimi i masës së paraburgimit në këtë çështje penale është masë adekuate sepse nëse i pandehuri lihet në liri, ekziston rreziku i arratisjes pasi i njëjti posedon edhe shtetësinë e Republikës së Serbisë dhe ekziston mundësia reale që të ik nga Kosova, po ashtu nëse i pandehuri gjendet në liri mund të fsheh, asgjësoj apo ndryshojë, andaj Gjykata vlerësoj se masa e paraburgimit tani për tani është e vetmja masë, për të siguruar zhvillimin e papenguar të procedurës penale.
Kundër këtij aktvendimi, palët e pakënaqura kanë të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit, përmes Gjykatës Themelore në Prishtinë.



