Një muaj paraburgim për pronarin e poligonit në Prishtinë ku humbi jetën 24-vjeçarja

Një muaj paraburgim për pronarin e poligonit në Prishtinë ku humbi jetën 24-vjeçarja

Gjykata Themelore në Prishtinë ka caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej 30 ditësh ndaj H.R., pronar dhe instruktor i poligonit, nën dyshimin lidhur me rastin e vdekjes së një 24-vjeçareje pas plagëve që mori nga arma e zjarrit në poligon.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e Gjykatës Themelore në Prishtinë, Mirlinda Gashi.

I pandehuri dyshohet për veprën penale “Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm”.

Policia ka njoftuar se rasti ka ndodhur më 29 gusht në një poligon në rrugën “Dritan Hoxha” në Prishtinë, ku viktima pas lëndimeve të marra nga arma e zjarrit ka vdekur në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK).

Shpërndaje në: