Një natë në shtrat me Armela Hysenin…? Meshkujt të gatshëm të paguajnë mijëra euro (Video)

Një natë në shtrat me Armela Hysenin…? Meshkujt të gatshëm të paguajnë mijëra euro (Video)

Armela është një ndër vajzat që tërhoqi më shumë vëmendje gjatë edicionit të kaluar në “Big Brother”.

 Ajo u lidh me Damianon, por thyerja e rregullave nga ky i fundit bëri që të dy të s’kualifikoheshin.

Edhe pas daljes nga BB, ish-banorja vazhdoi të ishte aktive në median rozë. Së fundmi ajo kreu edhe një operacion plastik për rregullimin e hundës dhe gjatë gjithë verës na ka dhuruar foto të nxehta nga plazhi dhe jo vetëm.
Pikërisht këto foto “Hot” kanë bërë që ajo të bjerë pre e mesazheve të çuditshme në rrjetet sociale. Ajo ka dhënë një intervistë të pazakontë në emisionin “Oktapod” të Turjan Hyskës, i cili i ka bërë një pyetje ngacmuese asaj. Turi e pyet Armelën nëse i ka ardhur ndonjë mesazh ku i kërkojnë favore seksuale në këmbim të parave dhe përgjigja e saj është “Shumëëë”. Kur pyetet se sa është shuma e ofruar Armela nuk do të përgjigjet pasi nuk do t’i vejë një etiketë vetes por më në fund Turi ia mbush mendjen. Pasi i përmend shifrën “ Mbi 10 000 Euro?”, Armela përgjigjet “Aty” dhe sigurisht që Turi habitet nga përgjigje, ashtu si u habitem edhe ne.

 

Shpërndaje në: