DUA LIPA pranon shtetësinë e Republikës së Kosovës nga presidentja Osmani

DUA LIPA pranon shtetësinë e Republikës së Kosovës nga presidentja Osmani

Këngëtarja me famë botërore, Dua Lipa ka shkuar sot për takim në zyrën e presidentes së vendit, Vjosa Osmani, nga ku edhe ka pranuar shtetësinë e Republikës së Kosovës, shkruan Periskopi.

“Dua dhe Kosova kanë qenë gjithmonë të pandashme. Ajo ka qenë dhe vazhdon të jetë një nga zërat më të fuqishëm në skenat më të mëdha të botës, duke bërë histori me të arriturat e saj dhe duke u shndërruar në inspirim për miliona njerëz anekënd globit”, shkroi Osmani mes tjerash

Postimi i plotë:

Mirë se erdhe në shtëpi, Dua!
Nder i veçantë që sot, me dekret presidencial, t’ia jap shtetësinë e Republikës së Kosovës, Dua Lipës, një prej personaliteteve më të rëndësishme kulturore dhe artistike në historinë e vendit tonë.
Dua dhe Kosova kanë qenë gjithmonë të pandashme. Ajo ka qenë dhe vazhdon të jetë një nga zërat më të fuqishëm në skenat më të mëdha të botës, duke bërë histori me të arriturat e saj dhe duke u shndërruar në inspirim për miliona njerëz anekënd globit. Mirënjohja jonë është e pafund për gjithçka që Dua ka bërë dhe vazhdon të bëjë për Kosovën, për rininë tonë, për artin tonë dhe për imazhin ndërkombëtar të vendit tonë.
Dua, Kosova është gjithmonë krenare me ty!

Shpërndaje në: