Një nga të mbijetuarit tregon si shpëtoi pas përplasjes së avionit
“Ata u ngritën dhe bërtitën kur avioni nisi të rrëzohej. Unë jam gjallë, sepse kam qëndruar në pozicionin e fetusit siç rri fëmija në barkun e nënës”.
Anëtari i ekuipazhit Erëin Tumiri, përshkruan momentet e tmerrshme të fundit të fluturimit para se të rrëzohej avioni CP-2933 jet në malet e largëta të Cerro Gordo, duke vrarë 71 persona.
Tumiri thotë se ai është gjallë sepse kishte ndjekur procedurat e sigurisë.
“Vendosa qese në mes të këmbëve për të lejuar qëndrimin si fetusi, që rekomandohet në raste aksidentesh”, u shpreh ai duke rrëfyer momente të tmerrshme.



