Një objekt në zonën industriale në Prishtinë kaplohet nga flakët
Një zjarr ka përfshirë një objekt në zonën industriale përgjatë rrugës Prishtinë–Fushë Kosovë.
Zjarri ka shpërthyer sonte në orët e mbrëmjës në një nga objektet e kësaj zone dhe ka alarmuar banorët dhe bizneset përreth.
Sipas videove që janë publikuar në media, në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet e zjarrfikësve, të cilët po punojnë për neutralizimin e flakëve dhe parandalimin e përhapjes së zjarrit në objektet e tjera.
Ende nuk dihet shkaku i zjarrit apo nëse ka të lënduar./Periskopi/




