Një orë pas publikimit të klipit ku përdori armën, arrestohet reperi kosovar
‘3Z’ titullohet kënga e reperit të ri nga Kosova, Nush.
Kjo këngë është publikuar një orë më parë, ndërsa reperi e solli atë të shoqëruar edhe me videoklip.
Sipas lajmi.net, reperi është arrestuar bashkë me një shokun i tij dhe do të mbahet 48 orësh në komisariat.
Arma, e cila i është gjetur reperit, ishte e njëjta që është përdorur në spot dhe se mbajtja e saj është pa leje.
Pra, reperi Nush Mehmeti dhe miku i tij janë ndaluar për 48 orë dhe si shkak është arma në klip.



