Një person masturbon në aeroplan, gruaja e tmerruar tregon ngjarjen (Foto)

Një person masturbon në aeroplan, gruaja e tmerruar tregon ngjarjen (Foto)

 

Chloe King ka përjetuar një gjë të pazakontë gjatë udhëtimit të saj për në Paris të Francës.

Ajo thotë se stafi i kompanisë ajërore ‘American Airline’ kishte parë një person të gjinisë mashkullore duke masturbuar sa ishte ajo duke fjetur dhe prapë nuk e kanë zgjuar për ta larguar atë nga ajo situatë, raporton “Metro.co.uk”, transmeton Periskopi.

Edhe një grua tjetër e ka parë personin duke masturbuar dhe kishte bërë kërkesë për të ndërruar ulësen por që nuk ishte marrë parasysh nga stafi.

Airline crew force woman to sit next man who masturbated near her for entire flight

 

Në momentin që ishte zgjuar, ajo ishte informuar nga stafi për incidentin dhe se rastin e kanë paraqitur në policinë franceze dhe se personi do të arrestohej kur do të ateronin në Paris.

“Çfarë nuk kanë bërë ata është se nuk më kanë zgjuar dhe për të më dërguar në një vend më komod. Ata nuk më akomoduan pas kërkesës që bëra”, tha ajo.

“Në vend të kësaj ata më lanë aty të qëndroja, gjatë tërë udhëtimit unë kamë qëndruar me kokë nga dritarja. Unë po dridhesha, qajta” përfundoi King.

Kompania ajërore amerikane ka dalur me një komunikatë zyrtare në lidhje me këtë incident, në të cilën thuhet se ata janë sjellur sipas rregullave të tyre dhe se stafi i tyre kishte kontaktuar policinë franceze. /Periskopi/

Shpërndaje në: