“Një rikthim te Milani do të ishte i mrekullueshëm”

“Një rikthim te Milani do të ishte i mrekullueshëm”

Thiago Silva e ka pranuar që do të dëshironte që të luante përsëri për Milanin

Thiago Silva bëri mbi 100 paraqitje për Milanin gjatë viteve 2009-2012 duke fituar Scuedetton me ‘Rossonerët’ dhe më pas u transferua te PSG për 42 milionë euro, shkruan Periskopi.

“Nuk është asnjëherë leht të flasim për të ardhmen, por kurrë nuk i dihet në futboll,” ka thënë Silva.

“Çdo gjë është e mundur. Rikthimi në Milan do të ishte i mrekullueshëm, ndoshta për ta përfunduar karrierën.

“Gattuso? Ai është njeriu i duhur. Unë jam tifoz i Milanit dhe i përcjell ata me interes të madh, Italia dhe Evropa kanë nëvojë për Milanin e vertëtë,”. /Periskopi/

Shpërndaje në: