Një shpjegim interesant pse unaza mbahet në gishtin tretë

Një shpjegim interesant pse unaza mbahet në gishtin tretë

 

Por pse unaza mbahet gjithmonë në gishtin e tretë?

Portali amerikan Bright Side, ka një shpjegim mjaft interesant për këtë punë.

Vendosini duart tuaja bashkë si në fotografi

1

 Gishtat e mëdhenj janë prindërit tuaj 
Gishtat tregues janë motrat e vëllezërit

Gishti i mesëm jeni ju
Gishti i unazës është partneri juaj
Gishtat e vegjël, janë fëmijët tuaj

Tani përsërisni gjestet sikurse në fotografi:

Gishtat e mëdhenj mund t’i ndani, dhe kjo do të thotë se prindërit do të vdesin

2

Edhe gishtat tregues ndahen, dhe kjo do të thotë se motrat e vëllezërit tuaj kanë jetët e tyre

3

Edhe gishtat e vegjël do të ndahen, kjo do të thotë që fëmijët tuaj do të largohen nga ju

4

Por, në këtë pozitë të duarve, s’mund t’i ndani gishtat e unazës

5

Kjo do të thotë që partnerët duhet të rrinë bashkë që nga momenti kur martohen, dhe për tërë pjesën tjetër të jetës së tyre.

Shpërndaje në: