Një ‘shqiponjë’ në Kiev, tifozi kosovar përkrahë Liverpoolin me flamur kombëtar (Foto)

Një ‘shqiponjë’ në Kiev, tifozi kosovar përkrahë Liverpoolin me flamur kombëtar (Foto)

Bekim Gega ka bërë mijëra kilometra rrugë për të qenë pranë skuadrës së zemrës, Liverpoolit, në ndeshjen me të rëndësishme të dekadës së fundit.

Tifozi kosovar bashkë me djalin e tij po shijojnë atmosferën nga Kievi ne mesin e tifozëve të Liverpoolit.

Gega është prezantuar si shqipe në Ukrainë pasi që mbanë në duar flamurin kombëtar. Prania e tij bëri që edhe vetë ukrainasit të pozonin krah flamurit shqiptar.

Ndryshe, Bekim Gega njihet si një nga tifozët më besnik të skuadrës së tij duke qenë i pranishëm në stadiume të ndryshme evropiane për të përkrahur skuadrën e zemrës.


Shpërndaje në: