Një shqiptar e alarmon policinë italiane, pak para ndeshjes së Serie A-së

Një shqiptar e alarmon policinë italiane, pak para ndeshjes së Serie A-së

Alarm në Genova të Italisë, ku policia ndaloi një person që u raportua të hynte i armatosur në një pallat pranë stadiumit “Luigi Ferraris”, duke mobilizuar disa patrulla të policisë dhe sektorin antiterror pak orë para ndeshjes Sampdoria-Udinese.

Protagonisti është një 26-vjeçar shqiptar, i cili është dërguar në stacionin e policisë për tu marrë në pyetje. Në banesën e shqiptarit, agjentët gjetën dhe sekuestruan një pistoletë, që pritet ti nënshtrohet ekspertizës balistike, raporton ANSA.

Sipas raportimeve të medieve lokale, shqiptari ka mohuar se e ka mbajtur armë për të kërcënuar ndonjë person me të cilin kishte konflikt të më parshim, ndërsa hetimet janë në vijim.

Shpërndaje në: