Një tifoz i Manchester Cityt, u gjet i vdekur në Spanjë disa orë para ndeshjes me Villarrealin
Një tifoz i njohur i Manchester Cityt, i cili kishte udhëtuar për në Spanjë për t’i parë ata të luanin, u gjet i vdekur vetëm disa orë para ndeshjes.
Guy Bradshaw, 35 vjeç, kishte udhëtuar për në Costa Blanca përpara ndeshjes së Ligës së Kampionëve të Cityt kundër Villarrealit të martën në mbrëmje, raporton GazetaBlic, transmeton Periskopi.
Megjithatë, tragjedia ndodhi kur ai u gjet i vdekur në shtrat nga një mik në apartamentin ku po qëndronte në orët e para të mëngjesit të së martës (21 tetor).
Shkaku i vdekjes së tij nuk është konfirmuar ende, por kushërira e Guy, Jess Bradshaw, 26 vjeç, i tha Manchester Evening News se familja është informuar se nuk ka “asnjë rrethanë të dyshimtë”.



