Një tifoze hapi një lëng të gazuar në një ndeshje të luajtur në -20°C, shikoni çfarë ndodhi pijes (VIDEO)
Një tifoze e Chicago Bears është bërë hit në rrjetet sociale pasi postoi një video në TikTok të pijes së saj të gazuar në tribunat e Soldier Fields në Çikago duke u shndërruar në një lëng të trashë dhe të akullt për shkak të temperaturave jashtëzakonisht të ftohta.
Videoja nga përdoruesja Lizzz Win$ tregon të qeshurat dhe mosbesimin e tifozëve ndërsa shikojnë pijen popullore të ngrijë në gotën e tyre gjatë një ndeshjeje të NFL kundër Cleveland Browns, gjë që ilustron më së miri se sa të ashpra ishin kushtet në stadium.
Të dhënat zyrtare të klubit konfirmojnë se kjo nuk është ekzagjerim. Në fillim të ndeshjes, temperatura ishte -13 gradë Celsius, por për shkak të erës së fortë dhe të akullt, ndjesia e të ftohtit ra në pothuajse -20 gradë.
Në fund, këmbëngulja e tifozëve në të ftohtin ekstrem u shpërblye. Lojtarët e Chicago Bears mposhtën bindshëm Browns me rezultatin 31:3, duke sjellë të paktën pak ngrohtësi për tifozët e ngrirë.
Meqë ra fjala, videoja është parë tashmë nga mbi 7 milionë përdorues të rrjeteve sociale në pak më shumë se një ditë.



