Një vit nga martesa e Bigut dhe Vesës
Padyshim janë një nga çiftet më të pëlqyer të showbizit shqiptar, ndërkohë që një vit më parë e kanë kurorëzuar në martesë dashurinë e tyre.
Bëhet fjalë për çiftin e artistëve Big Basta dhe Vesa Luma. Gjatë ditës së sotme që përkon edhe me festën e Kurban Bajramit për besimtarët muslimanë, Vesa dhe Bigu festojnë një vit nga martesa e tyre në Kalanë e Lëkursit në qytetin bregdetar të Sarandës.
Këngëtarja e ka kujtuar këtë datë të rëndësishme për ta me foto të ndryshme duke kujtuar që brenda një viti janë bërë edhe prindër të vogëlushit Lian.



