Një yll i madh po vjen te Roma, një tjetër po largohet!
Justin Kluivert sot do të nënshkruajë kontratë pesëvjeçare me Romën, por Radja Nainggolan po ikën në drejtim të Interit
Roma ka siguruar një lojtar që premton shumë për të ardhmen, Justin Kluivert, djali i legjendes Patrick Kluivert, shkruan Periskopi.
Ylli holandez ka mbërritur në kryeqytetin e Italisë ku sot pritet që të nënshkruajë kontratë të vlefshme deri më 2023.
Derisa një yll i madh po vjen, te Roma po largohet Radja Nainggolan.
Mesfushori belg flitet që ka arritur marrëveshje me Interin ku do të bashkohet përsëri me ish-trajnerin e tij, Luciano Spallettin. /Periskopi/



