Një yll i ri po lind për kombëtaren, pëlqehet nga Panucci
Goli ndaj Liverpulit duket se e ka vendosur në një tjetër dimension.
Tashmë, Kejdi Bare ka një përgjegjësi apo detyrë shumë të rëndësishme; të tregojë se ai gol dhe ajo paraqitje në “Audi Cup” nuk ishte rastësi.
Në një prononcim për “Sport Ekspres”, trajneri i kombëtares shqiptare, Cristian Panucci, i pyetur për Baren, dha një mesazh të rëndësishëm.

“Më pëlqen shumë. E ndoqa me vëmendje ndeshjen Atletico Madrid-Liverpool dhe mu duk mjaft interesant. E kam parë edhe herë të tjera. Më duket një futbollist në rritje dhe që duhet të vazhdojë kështu si e ka nisur”, tha tekniku italian i kuqezinjve”, tha italiani.
Panucci është në bisedime edhe me Taulant Xhakën për ta rikthyer në kombëtare.



