Njeri i jashtëzakonshëm, ja çfarë do të bëj Messi me paratë e dasmës

Njeri i jashtëzakonshëm, ja çfarë do të bëj Messi me paratë e dasmës

Dasma e Lionel Messit dhe Antonella Roccuzzo do të jetë ngjarja e verës në Argjentinë dhe në botë.

Ylli i Barcelonës do të kryejë martesën me një ceremoni madhështore më 30 qershor, në Rosario (Argjentinë), qytetin e lindjes së nuses dhe dhëndrit.

Atje ata filluan dashurinë e tyre, ndaj duan të bëjnë edhe martesën. Lojtarët e skuadrës së Barcelonës janë të ftuar të gjithë, bashkë me stafin teknik e mjekësor. Nuk bëjnë përjashtim as Luis Enrique, Unzue, Moreno, Pol dhe Valdes, që janë ftuar.

Messi dhe Antonella kanë vendosur që të gjitha të ardhurat nga të ftuarit të kalojnë për shoqatën që zotëron lojtari.

“Fondacioni Messi” është jofitimprurës dhe ndihmon në zhvillimin e veprimeve sociale të solidaritetit dhe angazhimit, si në Argjentinë, edhe në botë. Ai fokusohet te fëmijët.

Përafërsisht 700 mysafirët e pranishëm në dasmën e Leo Messit do të japin kontributin e tyre financiar për këtë shkak.

Shpërndaje në: