Njërit prej të dyshuarve për dallaveret në Byronë e Sigurimeve i përkeqësohet gjendja shëndetësore në seancë gjyqësore

Njërit prej të dyshuarve për dallaveret në Byronë e Sigurimeve i përkeqësohet gjendja shëndetësore në seancë gjyqësore

Njërit nga të dyshuarit në rastin e zhvatjes së mbi 1 milion eurove nga Byroja Kosovare e Sigurimeve (BKS) i është përkeqësuar gjendja shëndetësore gjatë paraqitjes së tij para Gjykatës Themelore në Prizren.

I dyshuari, së bashku me edhe 38 persona të tjerë, ishte paraqitur para trupit gjykues kur ka shfaqur probleme shëndetësore, TV Prizreni, transmeton Periskopi.

Në vendin e ngjarjes ka intervenuar ekipi i emergjencës, i cili i ka ofruar ndihmën e parë, ndërsa më pas i dyshuari është transferuar me autoambulancë për trajtim të mëtejmë mjekësor.

Keqpërdorimi milionësh në BKS, dalin para Gjykatës 39 të arrestuarit

Shpërndaje në: