“Njeriu me kapelë” akuzohet edhe për sulmin terrorist në Paris

“Njeriu me kapelë” akuzohet edhe për sulmin terrorist në Paris

Abrini që ndryshe njihet si “njeriu me kapele” e që shihet me bomba në filmimet nga sulmi në aeroportin e Brukseli në muajin mars, është dorëzuar tek autoritetet franceze në mënyrë që të mund të akuzohet, transmeton Klan Kosova.

Ai ishte arrestuar në muajin prill në Bruksel.

Sulmi në Paris më 13 nëntor të vitit 2015 kishte lënë të vdekur 130 njerëz.

Abrini është poashtu nën hetim në Belgjikë ky dyshohet për sulmin me bombë në Aeroportin Zaventem në muajin mars të vitit të kaluar, sulm që bashkë me sulmin në një metro ka lënë të vdekur 32 persona.

Të dyja këto sulme, si ai në Paris, ashtu edhe ai në Bruksel janë marrë përsipër nga ISIS.

Shpërndaje në: