Njeriu me rrogën më të madhe në Kosovë. Adrian Zalli, 62 mijë euro në vit

Njeriu me rrogën më të madhe në Kosovë. Adrian Zalli,  62 mijë euro në vit

Drejtori menaxhues i Fondit i Kursimeve Pensionale të Kosovës, Adrian Zalli, lirisht mund të konsiderohet njeriu që ka pagën më të madhe në Kosovë.

Paga vjetore e Zallit është 62 mijë euro, shkruan Indeksonline.

Në formularët e Agjencisë Kundër Korrupsionit, Zalli ka deklaruar paga dhe mëditje 62 mijë e 686 euro.

Kjo për standardin e Kosovës, lirisht mund të quhet super pagë.

Zalli po ashtu ka të kursyera 162 mijë euro në bankat e Kosovës, ndërsa 15 mijë e 972 euro në bankat e Amerikës.

 

Shpërndaje në: